Makinat bëhen copash në tunelin e Kalimashit/ Ndërron jetë pasagjerja, katër të plagosur (Emrat+Pamjet)

07/01/2022 21:13
Pamje nga aksidenti

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të premte në tunelin e Kalimashit në Kukës me pasojë vdekjen e një personi.

Makina tip “Benz”me targa shqiptare AB 214 EP, me drejtues Gjino Malci, nga Shkopeti ka goditur nga mbrapa mjetin me targa italiane FB 282 FN, ku udhëtonin shtetasit kosovarë Bexhet Zeneli, me vëllanë Burimin dhe kunatën Mihrije Zeneli.

Tek mjeti me targa shqiptare ka ndërruar jetë pasagjerja Edjona Sala, është dëmtuar drejtuesi i mjetit Gjino Malci dhe pasagjerët Mariglen Gjoka e Sandra Bega. Gjino Malci dhe Sandra Bega janë nisur për mjekim në Spitalin e Traumës në Tiranë. Nuik dihet ende gjendja e tyre, ndërsa Top Channel ka siguruar pamje të renda nga vendi i ngjarjes.

 “Më datë 07.01.2022, në brendësi të tunelit të Kalimashit janë  përplasur dy automjete,  me drejtues shtetasit Gj.M., banues në Shkopet dhe N.Z., banues në Kosovë. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë pasagjerja E.S., banuese në Shkopet, si dhe janë plagosur 4 shtetas të tjerë, të cilët janë transportuar në spitalin e Kukësit”, sipas policisë.

Aksidenti i ndodhur këtë mbrëmje ka krijuar trafik të rënduar në hyrje të tunelit, ndërsa zona është përfshirë nga reshjet e dëborës.

Grupi hetimor dhe shërbimet e njësisë rrugore të autostradës Kalimash- Morinë ndodhen në  vendin e ngjarjes dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

FOTO GALERI
3/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA