“Politikanët nuk e kanë ndjerë kurrë dhimbjen e shqiptarëve”/ Diaspora pjesë protestës së 76-të, vijon marshimi në rrugët e kryeqytetit
14/08/2026 21:58
Për 76 ditë me radhë, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” vijon thirrja për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe gjithë klasës politike.
Protesta solli në shesh edhe diasporë, pas thirrjeve të vazhdueshme të protestuesve, që e njoftuan prej javësh.
Gjatë fjalimeve poshtë dritares së zyrës së Kryeministrit, njëri prej protestuesve u shpreh se “Politikanët nuk e kanë ndjerë kurrë dhimbjen e shqiptarëve”.
Pas fjalimeve te Kryeministria, protestuesit zhvilluan marshimin në rrugët e Tiranës dhe rreth mesnatës mbyllën tubimin me thirrjet kundër politikës.
Top Channel