Iliri, Donaldi apo Meridiani, kush la sonte shtëpinë
07/01/2022 22:34
Meridiani është i eliminuari i radhës nga shtëpia e “Big Brother VIP”.
Në spektaklin e së martës, Donaldi vendosi të hapë kutinë e Pandorës dhe bashkë me udhëtimin që fitoi, “Vëllai i Madh” i kërkoi të nxjerrë në nominim tre konkurrentë.
Ai tha emrin e vetë, Ilirit dhe Meridianit. Zgjedhja e tij shkaktoi debate gjatë gjithë këtyre ditëve, ndërkohë që publiku votoi Meridianin për të lënë shtëpinë e “BBV”.
Top Channel