Aparati i frikshëm i gjurmimit i shitur nga Apple, ndihmon maniakun të ndjekë modelen deri në shtëpi (fotot)

07/01/2022 16:10

Një modele e revistës Sports Illustrated ka treguar historinë e tmerrit kur një maniak e kishte ndjekur për orë të tëra duke i vendosur fshehtas në xhep aparatin ‘AirTag’ që shitet mes aksesoreve te celulareve nga kompania Apple.

26 vjeçarja Brooks Nader ishte në një bar në zonën TriBeca, në New York City kur pa e kuptuar dikush i kishte lëshuar në xhep aparatin e mbrapshtë të gjurmimit që shitet ligjerisht nga kompania Apple.

Ajo e zbuloi atë vetëm pas marrjes së një mesazhi në celularin e saj disa orë më vonë.

Ajo shpërndante pamjet e njoftimit në llogarinë e saj në Instagram, duke thënë: “Një aksesor i panjohur është zbuluar në trupin tim”.

Njoftimi thoshte më tej: “Ky objekt lëviz bashkë me ju prej disa kohësh dhe i zoti mund të shikojë vendndodhjen e tij në çdo kohë”.

Modelja më pas pyet ndjekësit e saj: “Nuk postoj ndonjëherë gjëra të tilla, por çfarë dreqin do të thotë kjo?”

“Ky objekt më ka ndjekur për pesë orë dhe nuk është telefon apo tablet, është vetëm një objekt”.

Modelja mësoi më pas se objekti i frikshëm ishte në shitje dhe quhej ‘Apple AirTag’ – që supozohet të përdoret për të gjetur çelësat apo sende të tjera personale me anë të rrezeve Bluetooth.

Objekti i vogël i rrumbullakët mund të ngjitet në sende si çanta apo çelësa, të cilat mund t’i gjurmosh me celularin tënd nëse nuk arrin t’i gjesh.

Por Brooks paralajmëron sesi mjeti mund të përdoret për qëllime djallëzore.

Ajo shkruante: “@Apple, a nuk kishit menduar për pasojat e rrezikshme e ndoshta fatale të këtij objekti?”

“Vajza, kontrolloni sendet dhe veshjet tuaja për objekte të huaja, pasi kjo është më shumë se shqetësuese”.

Ajo tregonte më tej për Mail Online se çfarë kishte ndodhur mbrëmjen në bar: “Xhaketa ime ishte në stolin e barit në TriBeCa. Shkova në tualet dhe atëherë dikush ka futur objektin gjurmues për të më ndjekur deri në shtëpi”.

Ajo shtonte: “Shpresoj që historia ime të rrisë ndërgjegjësimin dhe të inkurajojë zonjat për  të mbajtur pranë sendet e tyre”.

“Nëse ju ndodh diçka e tillë dhe gjeni një AirTag, thërrisni policinë dhe kompania Apple do të gjurmojë numrin e autorit.”

“Një tjetër pësim i kthyer në mësim në mënyrën më të vështirë.

Apple thotë se ka krijuar teknologjinë e aparateve të saj për të paralajmëruar ndaj objekteve apo përdorimit të dyshuar të AirTag me njoftime e mesazhe, shkruan Washington Post .

Mjeti i frikshem pergjues eshte denoncuar disa here ne rrjetet sociale si aksesor i perversitetit.

Kompania thotë se po punon dhe me Android për të bërë më të thjeshtë zbulimin e një AirTag të padëshiruar, shkruan rrjeti The Verge.

FOTO GALERI
1/5
26 vjeçarja Brooks Nader ishte në një bar në zonën TriBeca, në New York City kur pa e kuptuar dikush i kishte lëshuar në xhep aparatin e mbrapshtë të gjurmimit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA