Rriten infektimet në vend, qytetarët ‘vrapojnë’ të vaksinohen dhe testohen për Covid-19 (FOTO)

06/01/2022 14:35

Pas rasteve të shumta të infektimeve me Covid-19, dhjetëra qytetarë janë paraqitur sot në Qendrën Shëndetësore nr. 1 në Tiranë, për të marrë vaksinën ose për të kryer teste.

Siç mund të shihni edhe nga fotot e siguruar nga LSA të rinj e të reja, kanë marrë vaksinën antiCovid, për të shmangur kështu mundësinë e infektimit apo edhe transmetimit tek të tjerët.

Kujtojmë se ditën e djeshme u shënua një shifër e frikshme infektimesh në vend, ku vetëm në 24 orët e fundit u regjistruarn 1.236 raste të reja.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 4 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv.

Ndërkaq, në të gjithë vendin janë 7.952 pacientë aktivë, ndërsa në spitale po marrin trajtim 107 pacientë, 15 prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë për jetën.

FOTO GALERI
1/35

Top Channel