Një çift janë shpallur në kërkim pasi dyshohet të jenë autorë të vjedhjes së një shume të konsiderueshme parash dhe floriri.

Policia ka shpallur në kërkim shtetasit Llefter Dautin, 36 vjeç banues në Tiranë, dhe Qamile Hakorja, 26 vjeçe, banuese në Peshkopi, Dibër, ndërsa ka sekuestruar shumën prej 1.400.000 lekë të rinj, 2770 euro, 340 paund dhe bizhuteri floriri.

Policia bën me dije se 36-vjeçari, pasi ka marrë informacion se kushërira e tij, shtetasja K. Gj., do të udhëtonte nga Peshkopia në drejtim të Tiranës, me një valixhe me para, në bashkëpunim me të dashurën e tij, shtetasen Q. H., ka organizuar vjedhjen e valixhes.

Shtetasja Q. H. është paraqitur si udhëtare në linjën e furgonit me të cilin do të udhëtonte shtetasja K. Gj. dhe pasi ka udhëtuar disa orë, ka zbritur në Tiranë, duke marrë edhe valixhen, me pretendimin se ishte e saj.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1.400.000 lekë të rinj, 2770 euro, 340 paund dhe disa bizhuteri floriri.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të metejshme procedurale, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel