Aksident në Mamurras-Fushë Krujë, përfundojnë në spital dy shoferët e makinave të përplasura

06/01/2022 13:20

Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur në aksin rrugor Mamurras-Fushë Krujë.

Rreth orës 12:55, një automjet me drejtues shtetasin A. N., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. D.

Si pasojë e përplasjes të dy drejtuesit janë plagosur. Aktualisht ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Top Channel