Të afërmit e pacientëve të shtruar në spitalin Infektiv kanë krijuar fluks ditën e sotme në ambientet e jashtme të spitalit, teksa presin në radhë për ti dorëzuar familjarëve ushqime dhe sende personale.

Të shqetësuar dhe me qese ushqimesh në duar ata presin të marrin vesh diçka më shumë se çfarë ndodh brenda mureve të infektivit.

Sipas njoftimit të sotëm zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë vijon të ketë shtrime në spital.

Aktualisht numërohen 113 pacientë në spital me koronavirus, prej të cilëve 16 në gjendje serioze në terapinë intensive, në gjendje të rënduar shëndetësore.

Ministria e Shëndetësisë bëri bilancin e 24 orëve ditën e djeshme dhe njoftoi se nga 5,166 testime të kryera rezultuan pozitivë 801 qytetarë.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve dy persona me SARS-COV2 pozitiv humbën jetën gjatë 24 orëve: një qytetar nga Elbasani 33 vjeç, një qytetar nga Vlora 73 vjeç

Ministria e Shëndetësisë vijon me apelin për qytetarët që të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve!

FOTO GALERI
4/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA