Më elegante se kurrë, Adriana Matoshi rikthehet në rrjetet sociale

05/01/2022 22:39

Aktorja Adriana Matoshi i është rikthyer normalitetit,  disa javë pasi iu nënshtrua operacionit në tru.

Artistja ka postuar së fundi, disa foto në rrjetin social “Instagram”, ku duket në formë të mirë fizike, e veshur me kostum të zi elegant.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje njoftoi muajin e kaluar se i ishte rikthyer aps nënte vitesh tumori në tru. Por, dhe këtë ajo ia doli, duke u ringritur edhe më e fortë, teksa qindra qytetarët i shprehën mbështetje morale.

Kur u rikthye në kuvendin e Kosovës, deputetët e pritën me duartrokitje aktoren. “Kësaj seance sapo i dha jetë më shumë deputetja që sapo arriti, Adriana Matoshi, deputetja jonë e nderuar. Ka kaluar nëpër një ndërhyrje kirurgjike të vështirë, por ia ka dalë jo vetëm pse vet është e fuqishme, po pse edhe në çdo moment e në çdo sekondë kemi qenë me ty. Kështu që, në emër të Kuvendit dhe të gjithë deputetëve të dëshirojmë shëndet dhe jetë të gjatë”, u shpreh atë ditë,  kryetari kuvendit Gluak Konjufca.

FOTO GALERI
1/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA