Makina përplas për vdekje këmbësorin/ Aksidenti ndodhi në aksin rrugor Gjiri i Lalëzit –Manëz, viktima 70 vjeç

05/01/2022 00:59

Gjatë orëve të mbrëmjes të së martës një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësor në aksin rrugor Gjiri i Lalëzit -Manëz.

Mësohet se viktima është një 70 vjeçar i cili po ecte në këmbë kur u përplas për vdekje nga automjeti. Policia ka ndaluar pdrejtuesin e mjetit që ka shkaktuar aksidentin.

Po në orët e mbrëmjes një automjet ka përplasur një punonjës të policisë rrugore në Korçë. Mësohet se efektivi ishte duke kontrolluar një mjet kur u përplas dhe si pasojë theu këmbën.

Top Channel