Tre persona janë shoqëruar pasi një makinë iu vu tritol dje në mbrëmje në Vlorë.

Policia thotë se nuk ka ende një pistë hetimi për faktin se automjeti kishte kohë i braktisur, pasi pronari Bernard Sinomati jeton jashtë shtetit.

Ndërkohë po kqyren pamjet nga kamerat e sigurisë për të parë kohen kur është vendosur sasia e tritolit.

Mendohet se sasia ishte e vogël rreth 150 gramë. Bernard Sinomati është një emër i njohur për policinë. Në vitin 2015 është arrestuar për armëmbajtje pa leje.

Ai rezulton i dënuar në Belgjikë ku nga burgu ka dale një vit më parë.

Top Channel