Maliq/ ‘Benz-i’ përplas punonjësin e Policisë Rrugore, detajet e para

04/01/2022 18:36
Foto ilustruese

Një punonjës i Policisë Rrugore të Maliqit ja përfunduar në spital, pasi është përplasur nga një ‘Benz’.

Policia njofton se aksidenti ka ndodhur rreth ores 18:00, në aksin rrugor Korçë-Maliq, pranë fshatit Lumalas.

Top Channel raporton se punonjësi i policisë ka qenë duke kontrolluar një automjet jashtë rrugës.

Polici mësohet se ka thyerje të këmbës së majtë dhe është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Më datë 04.01.2022, rreth orës 18:00, në aksin rrugor Korçë-Maliq, pranë fshatit Lumalas, Korçë, shtetasi Xh. A., i cili drejtonte mjetin tip “Benz”, ka përplasur punonjësin e policisë rrugore E. Ç., që ka qenë në shërbim, në këtë linjë.

Me drejtuesin e mjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale, ndërsa punonjësi i policisë u dërgua për ndihmë mjekësore në Spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel