Foto ilustruese

Një shtetas ka humbur jetën në përpjekjen e tij për të kaluar rrugën në aksin rrugor Gjiri i Lalëzit-Manzë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:40. Policia njofton se mjeti me drejtues shtetasin me iniciale R. Sh. ka përplasur këmbësorin shtetasin Sh. V. Viktima është rreth 70 vjeç dhe po ecte në rrugë kur është përplasur nga makina.

Nuk dihet nëse në rrugë ka pasur sinjalistikë rrugore apo nëse makina po qarkullonte me shpejtësi të lartë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Kjo ngjarje shënon dhe aksidentin e parë me vdekje në Durrës për këtë vit.

Top Channel