Shiu fik zjarret/ Përmirësohet situata në vend, vetëm një vatër vijon aktive. Shuhen flakët në Dajt dhe në Malin me Gropa Një shpërthim në një automjet të parkuar ka ndodhur në Vlorë.
Në lagjen Hajro Çakërri një automjet i cili i përket Bernard Sinomataj, ka qenë parkuar, teksa i është vendosur një sasi lende shpërthyese.
Automjeti ka shumë kohë i parkuar pasi pronari i mjetit prej kohësh ndodhet jashtë shtetit.
Në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Vlorë/Informacion paraprak
Më datë 03.01.2022, rreth orës 18:30, në lagjen “Hajro Cakërri”, Vlorë, dyshohet se në pjesën e përparme të një automjeti tip” Volkswagen Pasat” , në pronësi të shtetasit B.S., ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale. Automjeti ka shumë kohë i parkuar pasi pronari i mjetit prej kohësh ndodhet jashtë shtetit.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Top Channel