Viti i ri 2022 nisi me gjashtë aksidente në vetëm pak orë në vendin tonë, ku u plagosën nëntë persona, mes tyre edhe një vajzë vetëm 5 vjeç.

Në fshatin Rrile të Lezhës rreth orës 13:30 shoferi humbi kontrollin e makinës dhe përfundoi në kanal. Ai u plagos, ndërsa ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Rreth një orë më vonë, dy makina u përplasën duke përfshirë dhe një të tretë në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë, ku e plagosur mbeti njëra prej pasagjereve në mjetet e përfshira, e cila mori ndihmën mjekësore në spital.

Pak orë më pas, në aksin rrugor Fier-Lushnjë një parakalim i gabuar shkaktoi plagosjen e tre personave në vendin e quajtur “Mbikalimi i Savrës”.

Rreth orës 18:30 të mbrëmjes së dy janarit, në aksin Vlorë-Fier  në nënkalimin e Novoselës, dy makina u përplasën me njëra-tjetrën, ndërsa mbeti e plagosur një pasagjere. Ndërsa makina e tretë për te shmangur shtypjen e njerëzve që ishin në rrugë, ka devijuar dhe më pas është përplasur me trafik ndarësen.

Shkak i aksidentit ishte manovra e gabuar e makinës tip “Benz” duke ecur indietro në autostradë.

Ndërsa në Durrës tre makina u përfshinë në aksident dhe e plagosur mbeti njëra prej pasagjereve.

Rreth orës 21:15 një tjetër aksident u shënua në Sarandë ku një mjet doli nga rruga dhe për pasojë u plagos një grua së bashku me të bijën vetëm 5 vjeç.

Top Channel