Shiu fik zjarret/ Përmirësohet situata në vend, vetëm një vatër vijon aktive. Shuhen flakët në Dajt dhe në Malin me Gropa Vlora nuk është më destinacioni për një sezon turistik. Gjatë gjithë vitit, qyteti bregdetar tërheq pushues vendas e të huaj.
Temperaturat tipike pranverore këtë fillim viti kanë tërhequr turistët, që kanë kaluar natën e ndërrimit të viteve dhe pushimet pranë detit.
Nata e Vitit të Ri i ka gjetur baret dhe restorantet plot, ndërsa njerëzit festuan deri në orët e para të mëngjesit, duke përfituar nga heqja e orarit policor. Hotelet këto ditë kanë qenë të rezervuar. Xhiroja në lungomare duket si e një dite vere, pasi janë të shumtë qytetarët që po përfitojnë nga moti i ngrohtë.
Pushues vendas dhe te huaj kanë përshëndetur për një vit të mbare dhe të begatë. Italianët shprehen se Vlora është e bukur në dimër, po aq sa në verë.
Italiani: Vlora është shumë e bukur. Është mirë sepse nuk është kjo pandemia e çmendur, duket se shqiptarët janhë më të zgjuar se italianët.
Kreu i operatorve turistik Vasil Bedini, duke u bazuar te fluksi i turistëve, thotë se Vlora po shndërrohet që qytetin që nuk pushon asnjë muaj të vitit.
Top Channel