Tradita e endjes me motivet e festës/ Artizania 62-vjeçare punon me një makinë qepëse 100-vjeçare

03/01/2022 16:09

Tradita ruhet edhe në periudhë festash. Neta, 62-vjeçarja nga Korça ka krijuar punime dorë me motive festash.

Duhet ti përshtatesh kohës, të nxjerrësh modele të reja, të plotësosh kërkesat e klientëve. Me këto shtrojet e tavolinës me plak dëbore, me slitën apo pemën e vitit të ri. Të punuara me grep e dorë… të ndërthurura bukur”.

Neta tregon se që e vogël ka qenë e vëmendshme ndaj punimeve të dorës që i bënte e ëma, e veç pasionit ka rrëmbyer sekretet e artizanatit prej saj.

Sinqerisht e dua shumë këtë punë. Nuk e imagjinoj dot të jetoj pa të. Më plotëson. Më jep një gëzim në shpirt. Puna e dorës në familjen tonë është e hershme. Kemi një makinë qepëse më shumë se 100-vjeçare e cila është trashëguar”.

Punimet artizanale ndër të tjera duan që 62-vjeçarja të qëndrojë me orë të gjata, ditëve e mbrëmjeve për t’i përfunduar.

Top Channel