Dy aksidente kanë ndodhur brenda pak minutave në aksin rrugor Bulqizë-Fushë Bulqizë në vendin e quajtur “Pishat”.

Prej akullit dhe ngricave të pranishme në rrugë një makinë tip “ Fuoristradë” dhe një tjetër tip “Suzuki” kanë dalë nga rruga.

Siç shihet dhe nga pamjet njëra nga makinat është kthyer përmbys ku drejtuesi i automjetit ndodhej me familjen.

Shpeshherë ky aks rrugor gjatë dimrit ka pasur aksidente të shumta si pasojë e ngricave në rrugë, gjë kjo që nuk është menaxhuar edhe nga ana e fimës mirëmbajtëse për hedhjen e kripës në rrugë.

Vetë drejtuesi i automjetit të aksidentuar, i cili kishte dhe familjen shprehet se këtu çdo ditë ka aksidente dhe se nuk është marrë asnjë masë.

“Në këtë rrugë nuk është hedhur as kripë asgjë, është edhe një makinë më sipër e përplasur. Këtu përplasen makina çdo ditë dhe askush nuk mban përgjegjësi. Unë jam mirë bashkë me familjen, por këtu nuk bëhet asnjë lloj kujdesi në rrugët tona”, tha i aksidentuari.

Top Channel