Eamonn Brennan drejtor i përgjithshëm i Eurocontrol, agjencisë europiane për sigurinë e fluturimeve, përmes një postimi në Twitter thotë se Shqipëria gjatë 2021, u prek vetëm -8% nga anulimet e fluturimeve si pasojë e pandemisë.

Këtë postim Brennan e shoqëron me raportin vjetor të Eurocntrol nga rezulton se vendi ynë në 2021, krahasuar me vitin 2019 pati vetëm 2000 anulime fluturimesh.

Shqipëria krahasuar me Irlandën apo Anglinë pati një dëm shumë herë më të vogël në industrinë e fluturimeve.
Raporti vjetor i Eurocontrol rendit në vend të parë me 1,3 milion fluturime të anuluara Britaninë e Madhe pasuar nga Gjermania me 1 milion. Si pasojë e pandemisë kompanitë ajrore në Europë gjatë 2021 shënuan një humbje prej 18.5 miliardë euro.

Eurocontrol parashikon se gjatë vitit 2022 pritet një rikuperim deri në 90% krahasuar me kohën përpara nisjes së pandemisë.

Top Channel