Aksidenti tragjik në Maqellarë/ Humbi kontrollin e mjetit, arrestohet 28-vjeçari

03/01/2022 18:56

Drejtuesi i mjetit që u përfshirë në aksidentin që i mori jetën një të riu sot në aksin rrugor Peshkopi-Maqellarë është arrestuar.

Aksidenti tragjik ndodhi këtë të hënë rreth orës 11.30.

Makina tip “Volkswagen Pasat” ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën 28-vjeçari me iniciale E. H., dhe mbetën të lënduar shtetasit që udhëtonin në automjet P. H., D. H., dhe A. H., që u transportuan për ndihmë mjekësore në spital.

Drejtuesi i mjetit, 27-vjeçari me iniciale P.H. është vënë në pranga, ndërsa hetimi për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe shkaqeve të aksidentit vazhdon.

 

Top Channel