Aksidente nga akulli në rrugë/ Bulqizë, përmbysen automjetet. Mirëmbajtësit nuk hedhin kripë në rrugë

03/01/2022 19:32

Për shkak të akullit në rrugë, kanë ndodhur disa aksidente në Bulqizë në zonën e quajtur Pishat.

Një prej aksidenteve e tregon vetë drejtuesi i mjetit i cili shpëtoi ndërsa makina e tij u përmbys.

Kjo pjesë rruge gjate dimrit bëhet e rrezikshme gjatë dimrit për shkak të akullit në rrugë.

Kompanitë mirëmbajtëse të rrugës nuk hedhin kripë apo skorje duke bërë që aksidentet të jenë të shpeshta.

Top Channel