6.601 persona janë aktualisht në infektuar me koronavirus në Shqipëri dhe 110 prej tyre po marrin trajtim mjekësor në spital, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë konfirmuar 335 raste të reja, nga 2.487 testime të kryera gjithsej, ndërsa kanë humbur jetën një 69-vjeçar nga Kamza dhe një 86-vjeçar nga Tirana.

Ministria e Shëndetësisë njofton për 182 raste pozitive në Tiranë, 24 në Durrës, 15 në Sarandë, 14 në Kuçovë, 12 në Lezhë, 10 në Fier, Lushnjë, Berat,  9 në Shkodër, 6 në Vlorë, 4 në Rroskovec, Himarë, 3 në Kurbin, Kavajë, Gjirokastër, Përmet, Tepelenë, Pogradec, 2 në Dibër, Këlcyrë, Gramsh, 1 në Vau i Dejës, Kukës, Has, Vorë, Rrogozhinë, Divjakë, Mallakastër, Delvinë, Dropull, Memaliaj, Librazhd.

Janë shëruar 115 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 201,397 që nga fillimi i epidemisë.

Ndërkohë, procesi i vaksinimit vazhdon pa probleme në të gjithë vendin. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar.

Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.

Ministria e Shëndetësisë apelon të gjithë +18 vjeç që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.

Statistika (03 Janar 2022)
Raste të reja ditore         335
Të shëruar në 24 orë       115
Të shtruar në spitale       110
Humbje jete në 24 orë    2
Testime ditore                 2,487

Testime totale              1,489,836
Raste pozitive                 211,220
Raste të shëruara           201,397
Raste Aktive                        6,601
Humbje jete                         3,222

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë           3098
Fier                 657
Durrës             616
Shkodër          440
Elbasan           406
Vlorë                394
Berat               269
Lezhë              200
Gjirokastër     198
Korçë               151
Dibër                103
Kukës               69

Top Channel