U kapën duke tregtuar fishekzjarre, e pësojnë keq dy persona në Durrës
01/01/2022 13:31
Dy persona janë proceduar penalisht nga policia e Durrësit pasi u kapën duke tregtuar në mënyrë të paligjshme lëndë piroteknike dhe fishekzjarre.
Ata janë identifikuar si:
Sh. H., 57 vjeçe, banuese në Durrës, pasi në dyqanin e saj, gjatë kontrollit nga Policia i është gjetur dhe sekuestruar një sasi lëndësh piroteknike;
Xh. L., 47 vjeç, banues në Durrës, pasi është kapur duke shitur fishekzjarrë.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Tregtimi dhe transporti i mallrave që janë kontrabandë”.
Top Channel