Mijëra pushues zgjodhën Korçën në natën e ndërrimit të viteve e po ashtu edhe për të kaluar ditët e para të 2022.

Dita e parë e vitit në qytet nisi me gjallëri dhe lëvizje të shtuar që tregon se ishte destinacioni më i preferuar për ta. Pasi festuan natën e ndërrimit të viteve ata vazhduan të shijojnë pikat kryesore të qytetit si Pazari i Vjetër, Zona Këmbësore, dhe pjesë të tjera të qytetit.

Arsyeja kryesore që i sjell pushuesit në Korçë është pastërtia, qetësia  dhe mundësitë e argëtimit ndaj ditët e pushimit zgjedhin t’i kalojnë në destinacionin juglindor.

Por ndryshe nga çdo vit kërkesa për Korçë vazhdon të ritet pasi rezervimet vazhdojnë deri në mes të janarit.

Top Channel