Ndërrimi i viteve në Shkodër erdhi i zbehtë dhe pa asnjë lloj organizimi nga Bashkia, teksa qytetarët dolën në sheshe vetëm për të ndjekur spektaklin e fishekzjarreve.

Ky moment u festua më së shumti nëpër shtëpitë e shkodranëve ndërsa moshat e reja, falë rënies së orarit policor, iu drejtuan festave nëpër lokale.

Shumë prej shkodranëve kanë zgjedhur që vitin e ri ta festojnë larg qytetit të tyre, në Korcë apo dhe në Mal të Zi.

Top Channel