Në qendër të Tiranës ndërrimi i viteve u mirëprit me muzikë dhe spektakël fishekzjarrësh.

Ndërsa në anën tjetër të Tiranëa rreth 90 pacientë të shtruar pranë spitalit covid po luftojnë më armikun e padukshëm. Pacientë, familjarë, mjekë dhe infermierë vitin e ri nuk e pritën pranë familjarëve, por ishin aty në krye të detyrës për të shpëtuar jetë.

Ndërsa në datën 1 janar famijarët e pacientëve me covid ishin në spitalin Infektiv për të dorëzuar ushqimet që i nevojitet një pacienti që është i prekur nga koronavirusi.

“Unë kam djalin këtu në fillim ishte shumë keq ndërsa tani më mirë. Vitin e ri e prita këtu jam nga Tepelena prej ditësh flej në hotel këtu në Tiranë pasi vij dhe i sjell ushqime djalit. E urova mbrëmë në telefon dhe urimi i vetëm është të zhduket kjo sëmundje jo vetëm për djalin tim, por të gjithë.”

Dëshira e çdo personi në këtë vit të ri është e njëjtë, në 2022 të zhduket covid 19.

“Unë kam nipin këtu ka katër ditë që është në reanimacion, uroj që ikë kjo flamë e keqe se nuk po e durojmë më. Vij këtu cdo ditë për të sjellë, ujë dhe dhe dhallë këto gjëra më kërkojnë. Ky vit i ri qoftë me shëndet. ”

2021 ishte një tjetër vit sfidash prej covid 19, në këtë vit të ri urimi i vetëm është mbarësi dhe shëndet.

Top Channel