‘Po prisja telefonatë nga kolegu’, Shqiptari kapet me kufje të fshehta gjatë provimit të patentës në Belgjikë, përfundon në gjykatë “I dashur babagjysh. Më ke munguar shumë. Dua që familja ime të jetë e lumtur dhe të ikë Covid-i”.
Nata e ndërrimit të viteve është moment më i shumëpritur nga fëmijët.
“Dua që 2022 të jetë pa Corona. Mezi po pres darkën të festoj me familjen dhe të marrim plot dhurata”, thotë Ernisi.
Fëmijët e lidhin festën edhe me situatën e pandemisë që ka mbërthyer gjithë botën. Estel dhe Rejna po i shprehin dëshirat babagjyshit përmes kartolinave.
“Përveç dhuratave, unë i kam kërkuar babagjyshit që pandemia të largohet…”
Festa në familjet shqiptare, edhe pse sërish në kohën e pandemisë, këtë fundvit do të jetë më e madhe për shkak të heqjes së kufizimeve.
“Kemi planifikuar që do të vijnë të dyja gjyshet, edhe nga mami e nga babi. E do kënaqemi shumëëëë. Dhuratat do dalin nga oxhaku i sjell babagjyshi”, thotë një tjetër fëmijë.
Top Channel