Jahti i miliarderit amerikan fundos çisternën e gazit në aksidentin detar në Bahamas (fotot)

31/12/2021 17:07

“Prej thellësisë së oqeanit dhe vendndodhjes së aksidentit, u vendos se çisterna nuk mund të rekuperohet”, tha në një deklaratë kompania.

Super-jahti me vlerë $51 milionë në pronësi të miliarderit amerikan JR Ridinger, është përplasur me një çisternë gazi në detin e Bahamas, duke bërë që kjo e fundit të fundosej.

Jahti Utopia IV, goditi nga prapa çisternën Tropic Breeze, në Bahamas më 25 dhjetor, në përplasjen që ndodhi pranë brigjeve të ishullit t ‘New Providence’ rreth orës 10 të darkës.

“Forca katastrofike e goditjes çau pjesën e pasme të çisternës duke bërë që ajo të binte në fundin e oqeanit, në një thellësi të llogaritur në 700 metra”, tha kompania zotëruese e çisternës Tropic Breeze, për rrjetin Caribbean National Weekly.

Ata shtonin se “materiale me dëme jo afatgjata”, si gaz i lëngëzuar nafte, gaz detar, dhe gaz automotiv ishin shperndare ne ambjent, te cilat “janë më të lehta se uji dhe avullojnë në sipërfaqen e tij”.

Superkahti Amara, kishte kaluar pranë anijes në fundosje në kohën e aksidentit dhe shpëtoi ekuipazhin e saj. Nuk është e qartë nëse pronari i mjetit Ridinger ishte në bord gjatë përplasjes.

Ai është drejtues i kompanive Market America dhe Shop.com.

Jahti i tij ka motorë Rolls Royce dhe mund të presë 12 të ftuar, me mobilim dhe veshje të brendshme nga Hermes e Armani.

Ridinger dhe bashkëshortja e tij Loren kanë thënë më parë se janë entuziastë të lundrimit me jaht.

Utopia IV është ndërtuar në vitin 2018 nga grupi italian Rossinavi. Çisterna e fundosur ishte 49 metra e gjatë ndërsa jahti 63 metra.

FOTO GALERI
5/5
Ridinger dhe bashkëshortja e tij Loren kanë thënë më parë se janë entuziastë të lundrimit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA