Dhunojnë rojën e karburantit në Bulqizë/ Para se të largohen, vjedhin kamerat e sigurisë

31/12/2021 10:35
Foto ilustruese

Roja i një pike karburanti në Bulqizë është dhunuar nga persona të paidentifikuar në orët e para të mëngjesit.

Dyshohet se autorët kanë sulmuar me grushte 57-vjeçari me iniciale N.U. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:30 të kësaj të premteje.

Punonjësi i karburantit po merr ndihmë mjekësore në spital, ndërsa grupi hetimor nuk ka në dispozicion kamerat e sigurisë, pasi autorët nuk kanë harruar t’i vjedhin.

Top Channel