Ultimatumi për të liruar zyrën, flet Basha: PD është e përgatitur për çdo situatë

30/12/2021 18:03

5 janari është data që ka vendosur Sali Berisha dhe mbështetësit e tij për Lulzim Bashën për të liruar zyrën e PD.

Në konferencën për mediat, Basha u pyet se si do të veprojë nëse pas datës 5 janar, Berisha me mbështetësit do të shkojnë në selinë e PD.

Pyetje: Duket se 2022 nuk do nisë i qetë për PD duke qenë se në zyrën tuaj është një ultimatum nga Sali Berisha dhe mbështetësit e tij, i cili kërkon që në datën 5 janar të lironi zyrat e PD. Nëse pas kësaj date vijnë në selinë e PD për t’ju nxjerrë, si do të veproni?

Basha: Dua t’i them të gjithë demokratëve që asgjë nuk do të ndodhë. Dua t’i them të gjithë shqiptarëve që PD është e përgatitur për çdo situatë dhe ne nuk do të lejojmë trekëndëshin e Bermundës, që në një vit që do jetë vendimtar për ndarjen nga tranzicioni ta zhvendosë fushën e betejës nga shumica e shqiptarëve përballë regjimit të Edi Ramës dhe patericave të tij tek përplasja mes demokratëve për interesat e një personi të vetëm.

Top Channel