LIVE/ Vezë e domate drejt efektivëve, policia përgjigjet me gaz lotsjellës, disa të shoqëruar. Përplasje edhe në seancë, shkak marrëveshja për kredi 302 mln dollarë nga SHBA Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në Cërrik dhe si pasojë një 27-vjeçar ka humbur jetën.
Shpërthimi ka ndodhur në vendin e quajtur “Kryqëzimi i lagjes nr. 3”, Cërrik, në rrugë. Viktima ka pasur lëndën plasëse në dorë C4 në dorë dhe i ka shpërthyer.
Fatmirësisht pranë nuk ka pasur njerëz të tjerë.
Cërrik/Informacion paraprak
Më datë 30.12.2021, rreth orës 12:15, në aksin rrugor Elbasan-Belsh, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i lagjes nr. 3”, Cërrik, në rrugë, dyshohet se aksidentalisht, shtetasit E. R., 27 vjeç, banues në Cërrik, i ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse në dorë dhe për pasojë ka humbur jetën.
Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel