Dritan Hila: Uroj të jetë hera e fundit që ne paguajmë për të bërë shtëpi pas tërmetit

30/12/2021 22:24

Gazetari Dritan Hila ka befasuar me deklaratën e dhënë sot i ftuar në emisionin “Open” në Top Channel.

Ai tha se shpreson që kjo të jetë hera e fundit që shteti ndërton shtëpi për familjet e dëmtuara nga tërmeti me paratë e taksave të qytetarëve shqiptarë.

Dritan Hila: Mirë, keq, shtëpitë u bënë. Uroj që kjo të jetë hera e fundit që ne paguajmë për të bërë shtëpitë e atyre që u prishën nga tërmeti. Në Itali sot ata që u goditën nga tërmeti i ke o në kontejnerë, ose duhet të paguajnë një më një. Berlusconi vetëm një plake i bëri dhëmbët dhuratë. Jemi në kapitalizëm duhet t’i dalin zot vetes.

Andi Bushati: Qenke bërë i ekstremit të djathë. 

Dritan Hila: Nuk jam i djathtë. Mbetëm duke paguar vetëm në 10-vjeçarin e fundit paguajmë se ai shkon e ndërton në shtrat të lumit, paguajmë tërmetin, paguajmë pastajnjë përmbytje tjetër në Shkodër. 

Top Channel