Ilaçi anti Covid i Pfizer duket se po bllokon ecurinë e rëndë të Covid 19.

 Qeveria gjermane bleu 1 milionë pako ilaçesh, Paxlovid që do të futen në përdorim që në janar.

    
USA Pfizer Coronavirus Pille Medikament

Ilaçi Paxlovid do duhet të përdoret në Gjermani që në janar. Qeveria gjermane bleu 1 milionë paketa me Paxlovid, bëri të ditur ministri gjerman i Shëndetësisë, Karl Lauterbach në Berlin. Ky ilaç është “ekstremisht shumë premtues, sepse me dhënien e hershme e dobëson ndjeshëm COVID-in”, tha Lauterbach. Sipas ministrit gjerman, dhënia e këtij ilaçi në të ardhmen do të lehtësojë ndjeshëm repartet e trajtimit intensiv në spitale.

Ilaçi jepet për pesë ditë

Pacientët, sipas të dhënave të prodhuesit, koncernit amerikan, Pfizer duhet të trajtohen pesë ditë me ilaçin: dy herë në ditë nga tre tableta. Të gjitha tableta ndodhen në një pako ilaçesh që i përgjigjet një cikli trajtimi. Paxlovid përmban substancën Nirmatrelvir që e bllokon proteinën e SARS-CoV-2. Me këtë ndalet shtimi i mëtejshëm i virusit në trup.

Ministri gjerman, Lauterbach bëri të ditur, se do të jepet një leje emergjence, me qëllim që Paxlovid të përdoret në Gjermani menjëherë pas furnizimit. Në BE ilaçi i koncernit Pfizer nuk është i lejuar ende. Autoriteti i BE për medikamentet, EMA është duke verifikuar lejimin e tij. Por EMA ka bërë ndërkohë të ditur, se me Paxlovid mund të trajtohen pacientë të rritur, që nuk kanë nevojë për intubim dhe që kanë rrezik për ecuri të rëndë të sëmundjes. Në SHBA autoriteti amerikan i medikamenteve, FDA e dha lejen e emergjencës pak para Krishtlindjeve. Sipas Pfizer, Paxlovid “me shumë sukses” pengon ecurinë e rëndë të sëmundjes së shkaktuar nga Corona./ DW

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA