
Për here të pare në Shqipëri, do të flitet perms artit për fenomenin “Mephisto” në skenën e teatrit.
Ky produksion është një bashkëprodhim i Teatrit Kombëtar Eksperimental ‘Kujtim Spahivogli” dhe Multidiciplinary Arts.
Bazuar nga Goethe & Klaus Mann dhe nga eksperiencat individuale të çdo kujt në shoqëri do të vijë për spektatorin shfaqja “Hello i am Mephisto”. Një bashkëpunim ndërballkanik me artiste nga Shqipëria, Kosova, Bosnja, Serbia në drejtimin e Dino Mustafic, drejtor i teatrit Kombëtar të Sarajevës.
Nuk duam të vajtojmë për ato kohët e vjetra të humbura dhe madje nuk i druhemi teknologjisë moderne, andaj paralajmërojmë me shumë seriozitet se vlerat themelore që e bëjnë njeriun të jetë qenie e vërtetë, duhet të mbeten të pandryshuara. Besojmë fort se vetëm arti dhe kultura mund t’i shpëtojnë. Ka shkruar regjisori.
Shfaqja është premierë deri më 30 dhjetor.
Top Channel