Kristaq Kume: Veprimet e Berishës për të shpërbërë Bashën të nxituara pa u njohur ndryshimet statutore në gjykatë

28/12/2021 17:26

Profesor Kristaq Kume ka folur në emisionin “Top Talk” për situatën në PD dhe përpjekjet e Sali Berishës për të shkarkuar Lulzim Bashën

Kume tha se veprimet e ish kryeministrit janë të nxituara pasi nuk janë njohur me ndryshimet statutore në gjykatë.

Denis Dyrnjaja: A duhet vepruar me akte politike kur nga pikëpamja formale dhe ligjore nuk e ke?

Profesor Kristaq Kume: Për mua, veprimi në zbatim të asaj që kanë marrë vendim duhet të fillojë atëherë kur kjo e përfundon rrugën e saj të plotë dhe përfundimi i plotë është në momentin kur gjykatësi vendos dhe fut në dosjen e subjektit përkatës ndryshimin e bërë. Çfarë veprimi bëhet para kësaj? Veprime si kërkesa që dil. Duhet të ishte pritur vendimmarrja.

Në pjesën më të madhe, ngarkesa më e madhe e gjithë këtij procesi është politike. Jo vetëm nisja e saj por edhe fundi duhet të jetë në kuptimin që sido që të jetë vendimi që do të merret, vetëm nëse do të ndodhemi para kur vendimi i gjykatës që do të shqyrtojë propozimet për ndryshimet në statut të bërë nga Kuvendi i 11 dhjetorit, nuk do t’i regjistrojë këto ndryshime. Atëherë krijohet një situatë totalisht e ndryshme. Që të shkonte bashkë i gjithë veprimi, duhet të zbatohej në kohë procedura.

Denis Dyrnjaja: Kemi një nxitim apo një normalitet brenda kuadrit politik dhe nuk ka rëndësi se çfarë ndodh me aspektin ligjor dhe juridik në gjykatë. Këtë e kuptova që është i nxituar dhe pasojat i mendojnë vetë ata që i marrin përsipër ti bëjnë këto gjëra ku përfshihet dhe 5 janari.    

Top Channel