Drejtuesi politik i qarkut Fier, Taulant Balla dhe kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi kanë vizituar shtëpinë e të moshuarve duke i uruar që viti 2022 të jetë viti i fitores me armikun e padukshëm.
Subashi: Do të jemi krah jush në çdo ditë të vitit dhe do të jemi krah jush në cdo ditë të vitit dhe do të keni mbështetjen tonë maksimale. Çdo ditë jemi munduar të zgjidhni problematikat që ju shqetësojnë. Jam i kënaqur që keni vlerësime për stafin dhe drejtuesen e re.
Balla: Është vendi i duhur për të qenë përpara se të mbyllemi në familjet tona për fundvit. Vlerësoj angazhimin për të mos lënë asnjë vetëm duke qenë se e kemi edhe parim të punës sonë. Të gjithë mblidhemi me njerëzit e dashur në natën e ndërrimit të viteve dhe dua t’ju them që ju për ne jeni njerëzit më të dashur. Shpresoj që 2022 të jetë viti i fitores me armikun e padukshëm.
Në 2022 kemi një angazhim më të madh dhe në buxhetin e Bashkisë Fier për vitin e ardhshëm ka më shumë investime për qendrat rezidenciale. Solidariteti është një vlerë që i përket familjes sonë të madhe politike.
Në vlerësojmë lodhjen e punonjësve social që kujdesen përditë për ju.
Top Channel