Shtatë njerëz duke përfshirë dhe një grua shtatzënë, humbën jetën sot në një aksident të rëndë autobuzi mes dy qyteteve kryesore të Kolumbisë.
Tragjedia e orës 3:00 të mëngjesit ndodhi në bashkinë e San Luis, në rrugën që lidh Medellín me kryeqytetin Bogotá.
“Kanë humbur jetën 2 gra dhe pesë burra, të gjithë në moshë të rritur. Pjesa tjetër ka plagë të lehta,” tha zëdhënësi i qeverisë lokale të San Luis, për rrjetin AFP.
Në pamjet e shpërnadra për mediat një zyrtar tha se autobuzi kishte 46 njerëz në kohën e aksidentit.
Në imazhe shihej barriera rrugore e shkatërruar në vendin e aksidentit, teksa policia dhe zjarrfikësit po kryenin operacionet e ndihmës.
Autoritetet ende nuk kanë përmendur shkaqet e mundshme të incidentit.
Top Channel