Vëllai i madh i ka caktuar banorëve të shtëpisë më të famshme provën e ardhshme javore. Ata duhet të mbajnë njeri-tjetrin në shpinë të përqafuar.

Por këtë radhë prova ka dështuar për faktin se Beatrix ra nga shpina e Donaldit. Teksa asnjëri nuk pranoi të merrte përgjegjësinë për humbjen, Donaldi u nevrikos me Beatrix.

Kjo e fundit e mori me sportivitet. “Mirë të bëhet, do rrish pa bukë. U mërzita tani”, kështu iu drejtua ajo Donaldit.

Mos na lodh kot. U mërzite ti tani”, ia ktheu Donaldi. Më pas ai vijoi duke rregulluar rrobat në raft, ndërsa Beatrix qeshte.

Më pas ajo i tha se përse nuk qesh ndërkohë që ajo qeshte, kurse Donaldi ia ktheu një buzëqeshje, që sipas saj ishte ironike, çka bëri që mes çiftit të shtëpisë të niste një ‘luftë’ me jastëkë.

FOTO GALERI
18/21

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA