Tiranë/ Arrestohen 9 persona për vepra të ndryshme penale, 2 prej tyre të shpallur në kërkim

25/12/2021 12:10

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 9 persona, të cilët akuzohen për disa vepra të ndryshme penale, ndërsa dy prej ture kanë qenë të shpallur në kërkim më herët.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit M. D., 36 vjeç, pasi është shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Cooperation” për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit”.

—-
Specialistët në Seksionin për Hetimin e Korrupsionit në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim A. H., 41 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Korçë e ka dënuar me 1 vit e 6 muaj burg për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.
—-
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit N. M., 70 vjeç, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, nga shërbimet e Policisë u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov dhe dy krëhëra me fishekë luftarak.
—-
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :
– T. D., 41 vjeç; N. Q., 34 vjeç; A. D.,42 vjeç; B. Sh., 30 vjeç; Xh. H., 26 vjeç dhe K. D., 24 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA