Gazetarja dhe moderatorja Sonila Meço ka zbuluar një moment kur është ndjerë keq se ka qenë e ngarkuar në punë dhe nuk ka qenë pranë vajzës së saj.
Në emisionin “Goca dhe Gra”, Meço tregoi se ndodh që të zgjohet edhe natën nga ndjenja e fajit se nuk ishte pranë Amaris kur ishte në moshën 3 vjeçare pasi nuk ka kaluar kohë sa duhet me të.
Meço: Deri në moshën 7-8 vjeç, ndjenjat e fajit janë të jashtëzakonshme. Por deri në moshën 3 vjeç kam një ndjenjë faji që më zgjon edhe natën. Më erdhi një ofertë për punë që ishte mundësi që të vjen njëherë në jetë dhe nga mosha 0-3 vjeç.
Nuk ka qenë egoizmi që më ka shtyrë, por thoja që nëse kap këtë rast, mundësoj një gjë të mirë për Amarisin. Kur kalojnë vitet dhe sheh fëmijë 2-3 vjeç, thua o zot si se shijova pak më tepër. Tani që është 10 vjeç, fëmija ndjen krenari për prindin dhe thotë mami shko. Amarisi ndjen kënaqësi kur jam unë. Po ti nuk do fillosh thoshte?
Top Channel