I bëri gjyqin Donaldit dhe Beatrixës? Sonila Meço përgjigjet dhe tregon detaje për marrëdhënien me Balinën

25/12/2021 13:48

Sonila Meço mori pjesë në dy spektakle të Big Brother VIP si opinioniste pasi Balina Bodinaku mungoi prej disa problemeve në gjendjen shëndetësore.

Një prej netëve u diskutua marrëdhënia e Donaldit em Beatrix, për të cilët Balina reagoi duke thënë se e trajtuan si gjyq moralist.

E ftuar në “Goca dhe Gra”, Sonila Meço i është përgjigjur duke thënë se ka të drejtën e saj për të dhënë mendim por e ka mikeshë. Ndër të tjera tregoi një histori rreth kohës kur ishin bashkëprezantuese në një program televiziv.

Sonila Meço: Në vitin 2009-2010, kemi bashkëprezantuar të dielën shqiptare. Më kujtohet që ka qenë një vit i bukur dhe i vështirë. Programi ishte të dielën dhe dilnin suplemente që ngacmonin shumë fort. Ndonjëherë na vendosin mua dhe Balinë në një mikroskop për të shpjeguar gjithçka për mua e Balinën, jo po plastika, gjë që nuk na shqetësoi. Balina në të drejtën e saj e ka parë nga shtëpia, e konsideron si një gjyq. Unë Balinën e kam mikeshë. Ishte kënaqësi që t’i përgjigjesha ftesës speciale, nuk ka shanc as bazë krahasimi mes meje dhe Balinës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA