“Lista ka dalë në TikTok muaj më parë, pse po përdoret tani?”/ Rama akuzon Berishën për publikimin e pagave

23/12/2021 13:30

Kryeministri Edi Rama, pjesë të fajtorëve për publikimin e pagave të mbi 63 mijë qytetarëve ka bërë dhe ish-kryeministrin Sali Berisha.

Duke përmendur faktin se një pjesë e listës është publikuar muajin më parë në rrjetin social TikTok, Rama pyet se përse lista e plotë po shpërndahet tani.

Të merren në hetim dhe ata që nxjerrin konkluzione nga foltoret. Pse flasin tani  zëdhënës të ‘non grata-ve’? Është dorë e dikujt që do të nxisë pasigurinë publike”, u shpreh kryeministri.

Kjo listë u shpërnda përmes “WhatsApp”  dhe aktualisht është bërë virale, ndërkohë që ende nuk ka persona të dyshuar, se kush mund të jetë burimi i tyre dhe prej nga janë shpërndarë ato.

Prokuroria deklaron për Top Channel se është ende në faze verifikimi dhe nuk mundet të përcaktojë nëse rrjedhja e këtyre të dhënave ka ndodhur nga e-albania. Më herët, një databazë i përpunuar më të dhënat personale të shtetasve shqiptare u aksesua  gjatë zgjedhjeve. Për këtë dosje të pagëzuar si “Patronazhistët”, SPAK  nuk konkludoi nëse ky proces kishte lidhje apo jo me korrupsionin në zgjedhje, por e delegoi hetimin pranë prokurorisë së kryeqytetit, e cila ende vijon ta ketë nën proces hetimor

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA