Hapja e kutisë së Pandorës nga Beniada ka bërë që të gjithë banorët, përvec saj dhe Einxhelit të kalojnë natën jashtë.
Beniada do të udhëtojë në Maldive e Dubai me të gjithë familjen ndërsa banorët e tjerë do të duhet të flenë në oborrin e shtëpisë së Big Brother.
Teksa kanë gjetur ku të shtrihen, banorët kanë filluar të bëjnë batuta me njëri-tjetrin. Në një moment kur Monika po bërtiste në formë batute, Iliri reagoi i irrituar se do të qetësohet, jo të dëgjojë të bërtitura.
Arjola: Do na kenë ngrirë dhe qerpikët, do jetë dimri i fundit ky.
Monika: Deeed.
Iliri: O Monikë, hë pra në vrimë të veshit.
Monika: Po fle? Po aman o burr i dheut sa gjumash që je.
Iliri: Na lër të relaksohemi se ora 2 e ca.
Monika: Po si të flihet në këtë të ftohtë o burr.
Iliri: Çdo gjë më bëhet vetëm të dëgjoj britma në vrimë të veshit s’më bëhet.
Monika: Pupupu. Ded.
Top Channel