Fermerët e fshatrave të Roskovecit po i braktisin serrat me domate. Ata thonë se nuk kanë më fitime dhe do të shkojnë sërish në emigracion.
Janë mbi 500 fermerë, të cilët vitet e fundit kanë investuar në ngritjen e serrave me perime, por çdo sezon po përballen me mungesën e tregut dhe të subvencioneve nga Ministria e Bujqësisë. Fermerët tregojnë se kanë punuar emigrantë me serat dhe fitimet e punës investuan në Shqipëri, por shprehen se zhgënjimi po i detyron t’i rikthehen emigracionit.
Ky fundvit po i shkakton humbje më shumë se viti i pandemisë. Fermerët e këtyre zonave kanë protestuar edhe duke bllokuar rrugë nacionale, por viti i ri i ka gjetur sërish në krizë dhe më prodhim të hedhur nëpër kanale.
Top Channel