Një aksident ka ndodhur në Maliq në rrugën e fshatit Drithas.

Top Channel mëson se dy ambulanca janë nisur drejt vendngjarjes, ndërsa personi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Ai po transportohet drejt spitalit të Korçës për të marrë mjekimin e specializuar.

“Më datë 20.12.2021, rreth orës 20:45, në afërsi të urës së fshatit Drithas, Maliq, shtetasi K. S., rreth 35 vjeç, banues në Bilisht, dyshohet se është rrëzuar nga mjeti tip motoçikletë, pa targa, të cilën drejtonte dhe aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës, në gjendje të rëndë shëndetësore”, njofton policia.

Ndërkohë në vendngjarje ka mbërritur edhe policia që po punon për zbardhjen e rrethanave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA