Donald Trump thotë se Izraeli kishte ‘pushtet absolut’ mbi Kongresin e SHBA (fotot)

18/12/2021 17:07

Donald Trump përballet sërish me kritika për disa komente të fundit të politikës së SHBA në lidhje me lobin hebre.

Në një intervistë të fundit Trump fillimisht dënonte atë që quante “apati të rrezikshme” të hebrejve amerikanë ndaj Izraelit, teksa argumentonte se dikur “Izraeli kishte pushtet absolut mbi Kongresin e SHBA”.

Në intervistën me gazetarin izraelit Barak Ravid, Trump tha se hebrejtë në Amerikë “ose nuk e pëlqejnë Izraelin ose nuk duan t’ia dinë”.

“Duhet të jem i ndershëm, ka njerëz në vend që janë hebrenj por nuk e duan Izraelin”, tha Trump, duke shtuar se një moment të shkuar, Izraeli ka pasur “pushtet absolut mbi Kongresin”.

Ai tha më tej se sot “është krejt e kundërta” dhe për këtë fajësonte Barack Obama e Joe Biden.

“Ju them se kristianët evangjelikë e duan Izraelin me shumë se hebrejtë në SHBA”, tha Trump duke shtuar se fakti që hebrejtë po votojnë për Obama ose Biden, është provë se ata nuk e preferojnë Izraelin.

Trump ka thënë në parë se e përditshmja New York Times e “urren Izraelin,” megjithse menaxhohet nga hebrej, duke iu referuar familjes Sulzberger, e cila ka në pronësi rrjetin prej më shumë se një shekulli.

Komentet e ish-presidentit u vunë shpejt nën zjarrin e grupeve hebreje që akuzonin Trump për “shakara radioaktive antisemite” si dhe për “krijimin e stereotipeve të rrezikshme” apo “provokime me konkluzione të pabaza per lidhjet e pandashme të hebrejve amerikanë me Izrelin”.

FOTO GALERI
3/3
Grupeve hebreje akuzonin Trump për “shakara radioaktive antisemite” si dhe për “krijimin e stereotipeve të rrezikshme”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA