Pas operacionit për heqjen e tumorit në tru, deputetja Adriana Matoshi është rikthyer në Kuvendin e Kosovës.

Për këtë ka reaguar Glauk Konjufca duke thënë: “Kësaj seance i dha jetë më shumë deputetja që sapo arriti. Adriana Matoshi. Ka kaluar një intervenim të vështirë por ia ka dalë jo vetëm pse vetë është e fuqishme por në çdo moment kemi qenë me ty.”

E veshur me një fustan të zi dhe me një shami me fjongo të hirtë, deputetja e Kuvendit të Kosovës është dukur mjaft bukur dhe atraktive gjatë seancës, ku nuk munguan duartrokitjet për të.

Pas operacionit që rezultoi i shëndetshëm, Adriana Matoshi u shpreh mirënjohëse për mbështetjen e jashtëzakonshme që ka marrë nga të gjithë njerëzit.

Matoshi shkroi se e ka mbajtur premtimin që dha para se të hynte në sallë që do të arrinte ta mposhte edhe njëherë këtë sëmundje!

Postimi i plotë:

Gjithmonë e kom ditë që jemi popull i bashkum, popull që e zgjasim dorën kur duhet, po asniher nuk kisha besu sa shumë ndikojnë psiqikisht edhe shpirtnisht krejt ato thirrje, mesazhe, komente e dedikime pafund që i lexojsha gjithandej.
Forca nuk u reflektu veç te unë, po te krejt njerzt me t’cilët jom e lidhun shpirtnisht. Ju i keni bo edhe ata me besu n’lutjet tuaja.
Gjithmonë problemet kom dashtë me i majt mrena vetës mos me shqetsu asni person, e nuk e kisha ditë sa e nevojshme osht dashnia e përkrahja n’ditë qaq t’fshtira.

Ecja/marshimi n’sheshin e Prishtinës u kon për mu e papritshme. Jo pse kom dyshu n’dashninë e njerzve t’mi, po n’temperatura qaq t’ulëta, i pashë të mbledhun shoqni, kolegë e qytetarë të cilët ma dhan forcën ma t’madhe ndërkohë që unë isha duke i’u nënshtru krejt analizave e kontrollave para operimit.
Marshet e tilla duhet me u organizu e me ju dediku krejt atyne fmive, grave e burrave që luftojnë e na nuk e dijmë nëpër çka po kalojnë. Besomni nuk ja u njihni as dhimtën, as stresin, e as ngarkesën e kostos që e ka mjekimi për kto smundje kaq t’rona.
Mos pritni veç ditëlindje,Bajram, Vit t’Ri, Kërshëndella e Pashkë për me u dashtë. Gzojeni jetën edhe ditve t’rëndomta. Gjejeni motivin e pozitivitetin çdo ditë që e gzoni shëndetin.
Rrini afër atyne qe kanë nevojë, motivoni për jetë, kujtojani arsyjet pse i duhen botës, pse duhen me luftu fort. Tregoni që jeta gjithmonë i sprovon ushtarët ma t’fortë.

Dr. Mentor Petrela njihet n’botë si doktor i mrekullive. Unë pata fatin me u operu prej tij, bashkë me stafin e tij fantastik, me infermieret ma t’mira të mundshme.
Gjeneratat e reja të doktorve e infermierve nuk duhemi me i lon me ik prej ktu. Nuk i kanë njerëzit krejt kushtet me u mjeku jashtë vendit, e na duhemi me investu n’kto gjeneratat e reja, se besoj që edhe për ta ma i vlefshëm osht kontributi i tyne n’vend t’vetin.
Largojeni urrejtjen.
Ushqejeni shpirtin me dashni
Reflektoni pozitivitet.

Nisjani ditës tu e dashtë vetën se veç qashtu jeta juj ka me pas kuptim.
Kush mbjellë urrejtje, mos t’pret me korrë dashni.
Duajeni FAMILJEN por kurrë anash mos e leni SHOQNINË, se shoqnia osht njo prej pasunive ma t’mdhaja që Zoti ju bekon, qashtu si mu.
Shoqnia në krejt rastet e f’shtira osht aty për ty, saher doni me i mshefë problemet e mdhaja prej shpisë, shoqnia osht aty me t’ngu e kshillu çka me bo, qysh me ja dalë…

Fuqia e Zotit , lutjet e juja, përkushtimi i mjekve, m’rikthyn prap n’jetë.
Kurrë ma e përmbushun shpirtnisht nuk jom kon.
Po ju falenderoj shumë krejt juve që m’keni shkrujt prej momentit që e kom publiku lajmin. Ma boni hallall që nuk kom mrri as me i lexu ato mija mesazhe që hala nuk po ndalen. Për momentin jom tu qëndru larg telefonit si rekomandim i mjekut për pushim dhe qetësi apsolute.
Premtimin që ja u dhash, e majta.
UNË, U KTHEVA

FOTO GALERI
2/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA