Lirohet nga detyra drejtori i përgjithshëm i burgjeve, ja kush e zëvendëson

17/12/2021 17:08

Në mbledhjen e radhës të mbajtur ditën e sotme, Këshilli i Ministrave ka vendosur që të lirojë nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Agim Ismaili.

Në vendimin e qeverisë thuhet se vendin e tij e zë Admir Abrija, ndërkohë që ky vendim ka hyrë në fuqi menjëherë dhe është botuar në Fletoren Zyrtare.

Vendimi i plotë:

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 2, të nenit 26, të ligjit nr.81/2020, “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, dhe të pikës 5, të kreut III, të vendimit nr.127 datë 3.3.2021, të Këshillit të Ministrave, “Për organizimin dhe funksionimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve”, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Z. Agim Ismaili, drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve, shkarkohet nga kjo detyrë.

2. Z. Admir Abrija emërohet drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Top Channel