“Veç gënjeshtrave të përsëritura, dëgjova një gjë shokuese”/ Dëshmia e Metës në GJKKO: Jam i revoltuar

05/06/2026 16:08

Në seancën e radhës në GJKKO, Ilir Meta përsëriti kërkesën për transmetim live të procesit gjyqësor dhe për daljen e tij nga kafazi i xhamit, por gjykata i rrëzoi sërish të dyja kërkesat, duke pranuar vetëm aksesin në provat digjitale.

Gjatë dëshmisë së tij, Meta deklaroi se procesi ndaj tij po zhvillohet mbi gënjeshtra dhe fshehje provash nga ana e prokurorisë.

“Mendoj se duhet të jemi të barabartë para ligjit. Jam shumë i revoltuar, të nderuar gjyqtarë, prokurorë, pjesëmarrës, se veç shumë gënjeshtrave të përsëritura në paraprake dëgjova një gjë shokuese.

Prokurori tha se pas hetimit me McKeon ka dalë, që është vetëm një faturë 15 mijë USD. Jam i revoltuar, se që kur jam pyetur për këtë çështje e kam bërë të qartë, se kam pasur veç një pagesë 15 mijë USD, me vendim kryesie, me bankë.

Në shtator kanë marrë letër-porosi për McKeon sikur janë bërë takime në SHBA dhe pagesa të jashtëligjshme. Unë jam rrëmbyer më 21 tetor në 12:08 minuta nga persona të panjohur. Në 14:06 m’u komunikua urdhri i prokurorëve të SPAK. Pasi unë arrestohem, në 15 nëntor ka ardhur përgjigje tjetër nga SHBA, saktësim.

Zotërinjtë jo vetëm nuk ma kanë bërë të ditur, por në janar më kanë pyetur prapë për McKeon Group. Pasi ju ka ardhur përgjigjja përfundimtare në nëntor, mua më pyesnin prapë në janar. FARA është një portal, ku mijëra kompani i publikojnë për transparencë, por nuk është as gjykatë, as prokurori. Nuk ekziston në marrëveshjen me GSIS nënshkrim i Ilir Metës. Marrëveshja është mes LSI dhe GSIS.

Ju, z. Kllapi, e dinit që në fillim që janë paguar veç 15 mijë USD. Ju ka ardhur tjetër gjë në shtator, tjetër në nëntor. E mbajtët fshehur, më pyetët në janar. Duhet të sqaroj se kreu i AKEP zgjidhet nga Kuvendi dhe kreu i KM. Kreu i KM ka qenë Rama. Nuk e propozojnë partitë politike. Ka tendencë për politizim të procesit. Kur s’ke fakte, do e bësh politike.

Prokuroria ka fshehur dëshminë e dhënë tek Ndini Tavani në 2011 të Hejsek, ku e bën të qartë që s’i kujtohej emri konkret. Edhe ajo me 200 mijë bëhet për manipulim të opinionit publik. As merret vesh për çfarë është. As ka ndonjë përgjigje. Unë jam këtu të mbaj përgjegjësi për çdo veprim timin individual. Nuk jam as për të marrë e as për të dhënë. Unë mbaj përgjegjësi për të miat, znj. Kryemadhi nuk ka pse mban përgjegjësi për CEZ-DIA”, tha Meta.

Top Channel