Një programues britanik po përpiqet dëshpërimisht të rekuprojë diskun e vjetër të memories kompjuterike ku gjendet fjalëkalimet e portofolit të tij të kriptovalutës Bitcoin.

Ai tani ka pajtuar për ndihmë një kompani që më herët ka ndihmuar NASA në rekuperimin e të dhënave nga një anije e shpërthyer hapësinore.

James Howells nga Uellsi prodhonte bitcoin që prej kohës kur “gërrmimi” i tyre kompjuterik nuk kushtonte shumë dhe kriptovalutat njiheshin vetëm mes rretheve të ngushta të teknologjisë.

Ai thotë se kishte akumuluar 7,500 bitcoin – që tashmë kanë një vlerë prej rreth $350 milionë.

Një çelës privat kriptografik për aksesin në portofolin e tij virtual mbahej në kompjuterin e tij, i cili vitin e kaluar ishte hedhur në landfill-in e Newport, në 2013.

Pasi kuptoi gabimin e tij burri shkoi të kërkonte për kompjuterin e flakur por më kot.

Howells i ofroi një përqindje të shumës dhe këshillit bashkiak nëse gjenin kompjuterin për ta ndihmuar në gjuetinë e thesarit.

Por tashmë një kompani e rekuperimit të të dhënave që më parë është pajtuar nga NASA ka ofruar të ndihmojë Howells, raportojnë mediat britanike. Ontrack, kompania nga Minneapolis, SHBA, arriti të rekuperonte diskun e të dhënave të modulit hapësinor Columbia që u përplas në vitin 2003, edhe pse mjeti u gjet disa muaj pas aksidentit.

“Ata mundën të rekuperonin anijen e shpërthyer hapësinore dhe nuk besojnë se kërkimi në një landfill do të jetë një problem,” tha Howells për  TheSun .

Sipas analizave të ndryshme të rrjetit ‘blockchain’ ku regjistrohen transaksionet në bitcoin, shuma prej miliarda dollarësh janë humbur pa lënë gjurmë gjatë viteve.

Në vitin 2018, Analistë të blockchain llogarisnin se prej humbjes së fjalëkalimeve nuk do të mund të rekuperohen kurrë  rreth 3.79 milionë bitcoin, vlera e të cilëve arrin në dhjetra miliarda dollarë.

FOTO GALERI
2/3
Pasi kuptoi gabimin e tij burri shkoi të kërkunte për kompjuterin e flakur por më kot.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA